Kalo te përmbajtja

Ujërat & ekosistemet

Lumenjtë, liqenet, lagunat dhe burimet janë nga ekosistemet më të rrezikuara dhe më të rëndësishmet për njerëzit: sigurojnë ujë, mbajnë peshkun dhe shpendët dhe mbrojnë nga përmbytjet.

Vendet kryesore

  • Liqeni i Ohrit: një nga liqenet më të vjetër në Evropë; sit UNESCO i përzier, ndërkufitar me Maqedoninë e Veriut.
  • Liqeni i Shkodrës: ekosistem i rëndësishëm ndërkufitar me Malin e Zi.
  • Liqenet e Prespës: biodiversitet i lartë, ndërkufitarë mes tri vendeve.
  • Vjosa: një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë; park kombëtar që nga 2023. Shih rastin Vjosa.
  • Drini: sistem lumor me ndikim rajonal dhe kaskada hidrocentralesh.
  • Buna: lidhje mes Liqenit të Shkodrës dhe Adriatikut.
  • Laguna e Karavastasë: shpendë migratorë (Ramsar).
  • Liqeni i Shkodrës dhe Buna: zonë Ramsar ndërkufitare.
  • Butrinti: sit Ramsar dhe UNESCO.
  • Laguna e Nartës dhe grykëderdhja e Vjosës: habitate bregdetare të rëndësishme për shpendët.

Lista e plotë dhe e përditësuar: Ramsar Sites Information Service.

Katër gjëra që i mbajnë lumenjtë e shëndetshëm

  • Rrjedha e lirë

    Digat dhe ujëmbledhësit ndërpresin lëvizjen e peshqve dhe të sedimenteve.

  • Rrjedha ekologjike

    Sasia minimale e ujit që duhet të mbetet në shtrat.

  • Shtrati dhe brigjet

    Nxjerrja e inerteve (rërë, zhavorr) e shkatërron habitatin.

  • Cilësia e ujit

    Ndotja nga mbeturinat, kanalizimet dhe industria.

Zona ndërkufitare

Liqenet Ohër, Shkodër dhe Prespë kërkojnë bashkëpunim mes shteteve. Kur dokumenton një çështje në to, kontrollo edhe institucionet dhe ligjet e vendit tjetër. Shih edhe Konventën e Espoo-s te Konventat.

Burimet