Kalo te përmbajtja

Si të kontribuosh

Kjo Guide ka vlerë vetëm nëse përmirësohet nga njerëz të ndryshëm. Çdo kontribut, i vogël ose i madh, ndihmon.

Mënyrat e kontributit

  • Korrigjo ose plotëso

    Gjete një gabim, një ligj të vjetruar ose një burim që mungon? Përdor butonin e redaktimit në krye të faqes.

  • Shto të dhëna në hartë

    Propozo zona, vëzhgime ose shënime me GeoJSON dhe burim të verifikuar.

    Udhëzimet

  • Propozo një mjet

    Sugjero një mjet ose burim që përmbush kriteret tona.

  • Përkthe ose rishiko

    Ndihmo me gjuhën, qartësinë dhe saktësinë e ligjeve dhe termave.

Rrjedha e kontributit

flowchart LR
    A[Hap çështje ose propozim] --> B[Ndrysho faqen në Markdown]
    B --> C[Shto burime]
    C --> D[Dërgo pull request]
    D --> E[Rishikim]
    E --> F[Publikim automatik]

Çdo pretendim faktik ka nevojë për lidhje ose referencë. Faqet ndodhen te docs/.

Shto të dhëna në hartë

Qytetarët, ekspertët dhe organizatat mund të dokumentojnë natyrën dhe të ndajnë burime. Çdo kontribut shqyrtohet dhe publikohet me atribuim.

  1. Përgatit vendndodhjen. Përdor GeoJSON në WGS84: zonat si Polygon ose MultiPolygon, vëzhgimet e florës dhe faunës si Point. Mund të shtosh edhe një shënim lokal në hartë; ai mbetet në pajisjen tënde derisa ta dërgosh për shqyrtim.

  2. Shto përshkrimin dhe burimet. Çdo objekt ka:

    • ID unike dhe emër;
    • përmbledhje të qartë;
    • kodin e vendit AL ose XK;
    • lidhjen, datën dhe llojin e burimit;
    • autorin dhe licencën për fotografitë.
  3. Dërgoje për shqyrtim. Vendose objektin te skedari i grupit përkatës në public/data/manual/ dhe propozo ndryshimin në depon e projektit. Për statusin e zonave, ndërhyrjet dhe organizatat kontribuuese përdoret fleta e përbashkët e raportimit e projektit.

Burimi dhe atribuimi janë të detyrueshme

Çdo propozim tregon burimin, datën, licencën kur aplikohet dhe personin ose organizatën kontribuuese.

Bashkëpuno me rrjetin

Raporto një specie, ndryshim ose shqetësim dhe ruaj burimin përkatës.

Prezanto fushën, zonën ku punon dhe mënyrën si mund të shqyrtosh ose pasurosh të dhënat.

Paraqit projektet, zonat e punës dhe datasetet që mund të përdoren nga rrjeti.

Për të propozuar një profil ose organizatë, hap një çështje në GitHub. Profilet e publikuara gjenden te Rrjeti.

Standardet

  • Bëj


    • Shkruaj shqip të qartë, me fjali të shkurtra.
    • Jep burim për çdo pretendim faktik.
    • Ndiq metodologjinë dhe licencën.
  • Mos bëj


    • Mos shto lidhje reklamuese ose tregtare.
    • Mos shto vendndodhje të sakta të specieve të rrezikuara.
    • Mos shto të dhëna personale.

Struktura e dokumenteve

Seksioni Dosja Ç'përmban
Baza e njohurive docs/baza/ Njohuri, kuadri, të dhëna
Raportimi docs/raportimi/ Udhëzuesi, profilet (mjete), kuadro, tregues, indekse
Aktivizmi docs/aktivizmi/ Procese, modele, raste
Rreth nesh docs/rreth/ Misioni, metodologjia, kontributi

Ndërtimi lokal

python3 -m pip install -r requirements.txt
mkdocs serve

Dokumentacioni hapet te http://127.0.0.1:8000/.